EWMI is pleased to announce that the USAID Justice for All Project in Albania (hereinafter referred to as "the Project") seeks to award grants to support investigative journalism in Albania in areas that include, but are not limited to: (i) corruption and abuse of power in the public and private sectors; (ii) organized crime; (iii) economic crimes; (iv) handling of corruption, economic, and organized crimes cases by the justice system - police, prosecutors, judges-; (v) corruption related to political activity, including party financing. These grants will be available to individual journalists or teams of journalists.
The Project plans to award multiple grants for projects spanning 2 (two) to 12 (twelve) months. Grant funds may be used only for activities directly related to the implementation of the project. Awards will be made in the following categories:
Small grants for investigations and story production pieces: Up to $2000.00
Medium Grants for investigations and story production pieces of a complex nature: Up to $5000.00
The Project will organize information sessions, for all interested applicants that would need further information regarding this RFA. The sessions will provide to applicants details of the application process, answers about the financial aspects and general information about the subject of the call. The information sessions will be happening on April 10 in Shkodra, on April 13 in Elbasan and Korca, on April 19 in Vlora and on April 20, 2017 in Gjirokastra.
Application Package: To download the application package, please see the RFA announcement at www.ewmi.org/JFA alternatively, please contact the Project at grants_icpp@ewmi.org for an application package. Please reference “RFA-JAG-2017-004” in your request.
Applications will be accepted on a rolling basis, but no later than 17:00 on August 15, 2017.
KËRKESË PËR APLIKIME (RfA-jag-2017-004)
Mbështetje ndaj Gazetarisë Investigative
Projekti “Drejtësi për të Gjithë” i USAID-it (në tekstin e mëposhtëm “Projekti”) është një projekt pesë vjeçar (2016-2021) i hartuar për të përmirësuar performancën e gjykatave përmes zbatimit të standardeve gjithëpërfshirëse të performancës gjyqësore lidhur me efikasitetin, transparencën, aksesueshmërinë dhe llogaridhënien. Projekti i ofron ndihmë dhe mediave dhe gazetarisë investigative, si dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC-të) për të forcuar rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si mbikëqyrës të zbatimit të reformave. Qëllimi përfundimtar i projektit është të rrisë besimin e publikut në sistemin gjyqësor shqipëtar.
Projekti synon të akordojë grante për të mbështetur gazetarinë investigative në fushat që përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm, në: (i) korrupsionin dhe abuzimin e pushtetit në sektorin publik dhe privat; (ii) në krimin e organizuar; (iii) në krimet ekonomike; (iv) në trajtimin e rasteve të korrupsionit, krimit ekonomik dhe raste të krimit të organizuar nga ana e sistemit të drejtësisë - policisë, prokurorëve, gjyqtarëve-; (v) korrupsionin e lidhur me veprimtari politike, duke përfshirë financimin e partive.
Këto grante do të jenë në dispozicion për gazetarët individualë ose ekipe të gazetarëve.
Projekti planifikon të akordojë grante për projekte që zgjasin nga 2 (dy) deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj. Fondet e Grantit mund të përdoren vetëm për aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e projektit. Akordimi i granteve do të bëhet në kategoritë e mëposhtme:
Grante të vogla për shkrime investigative: Deri në $2,000.00
Grante të mesme për shkrime investigative të një natyre më komplekse: Deri në $5,000.00
Projekti do të organizojë seanca informuese, për të gjithë aplikantët e interesuar që kanë nevojë për informacion të mëtejshëm në lidhje me këtë KPA. Këto seanca do t’u japin detaje aplikantëve për mënyrën e aplikimit, përgjigjet në lidhje me aspektet financiare dhe informacione të përgjithshme në lidhje me objektin e thirrjes për aplikime. Seancat e informimit do të mbahen më 10 prill në Shkodër, 13 prill në Elbasan e Korcë, 19 prill në Vlorë dhe 20 prill në Gjirokastër
Paketa e Aplikimit: Për të shkarkuar paketën e aplikimit, ju lutemi të lexoni lajmërimin e Ftesës për Aplikim në adresën www.ewmi.org . Gjithashtu mund të kontaktoni Projektin në adresën grants_icpp@ewmi.org për të marrë një paketë aplikimi. Kur të bëni kërkesën tuaj, ju lutemi referojuni “RFA-JAG-2017-004”.
Aplikimet do të pranohen gjatë gjithë kohës, por nuk do të pranohen më vonë se ora 17:00 më 15 gusht 2017.